![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/komisioni.jpg)
Komisioni për Legjislacion formon grupet punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar
04 prill 2024
| 15:40
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje është miratuar raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-262 për ndryshim plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre.
Po ashtu, në këtë mbledhje është formuar grupet punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-034; të Kodit nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, si dhe të Ligjit nr. 08/L-132 për ekzekutimin e sanksioneve penale.