Komisioni për legjislacion i jep mbështetje Projektligjit për amnisti
Anëtarët e Komisionit për legjislacion i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për amnisti.
Ky projektligj nuk është mbështetur nga kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se është konflikt interesi.
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka vlerësuar se ky projektligj ka pasur për qëllim që të arrijë deri në tejkalimin e situatës së acaruar, në periudhën kur opozita kundërshtonte demarkacionin dhe asociacionin.
Ndërsa Hajdar Beqa, nga PDK-ja ka propozuar që projektligji në fjalë të amendamentohet duke u zgjatur edhe për periudhën deri në mars të këtij viti, që sipas tij, është e vetmja formë që të mos dënohen deputetët për hedhjen e gazit lotsjellës.
Ndërsa Sami Kurteshi nga Vetëvendosje ka shprehur dyshimet e tij nëse ky projektligj do të arrijë synimin që ka.