Komisioni për Legjislacion s’e mbështet raportin me amandamente për Projektligjin për rishikim të buxhetit

26 korrik 2021 | 11:31

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, e cila është kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi.

Në këtë mbledhje, pas prezantimit të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, janë miratuar në parim Projektligji nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe Projektligji nr.08/L-017 për Agjencinë kundër Korrupsionit, me rekomandimin për miratim në lexim të parë në një nga seancat e radhës.

Kurse, nuk i është dhënë mbështetje raportit me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin nr.08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen tri vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i…