Komisioni për legjislacion shqyrtoi Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë
02 prill 2019
| 16:18
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar në lidhje me letrën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi drejtuar punonjësve të Telekomit.
Ndër tjerash, anëtarët e këtij komisioni gjatë kësaj mbledhje kanë shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256.
Po ashtu, është diskutuar lidhur me mosfunsionalizimin e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.
/Epoka e re/