Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së fton Petrit Ajetin për raportim për sigurinë e përgjithshme
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se të mërkurën e javës së ardhshme në këtë komision është ftuar për raportim drejtorin i përgjithshëm i AKI-së Petrit Ajeti.
Ajo ka thënë se Ajeti, në atë mbledhje do të raportoj për situatën e sigurisë në vend, pas deklaratave krerëve të shtetit për ndjeshmërinë e sigurisë në vend dhe rreziqet e mundshme që mund t’i kanosen vendit në ditët në vijim.
Ajo këto deklarata i ka bërë një konferencë për medie pas mbledhjes së këtij Komisioni ku kishte raportuar inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala, raporton “EO”.
Musliu ka thënë se në mbledhjen e mbajtur të mërkurën kanë evidentuar shumë çështje të brendshme të AKI-së për të cilat ka bërë me dije se janë dakorduar që në ditët në vazhdim t’i trajtojnë në mënyrë të detajuar.
“Sot kishim në raportim inspektorin e përgjithshëm të AKI, Kujtim Shala, me të cilin diskutuam më tepër se një orë rreth punës, aktivitetit ose menaxhimit të AKI-s. Ju e dini që kompetencat e inspektorit janë auditimi i brendshëm financiar, mbikëqyrja, hulumtimi dhe hetimi. Evidentuam shumë çështje të brendshme të AKI-së për të cilat u dakorduam që në ditët në vazhdim ti trajtojmë në mënyrë të detajuar, për shkak se në raportet të cilat prezantohen zakonisht kemi të bëjmë me shifra teknike dhe jo shpesh here lëshohen në detaje. Si komision parlamentar e kemi të drejtën që të kemi qasje në dokumente dhe të shohim të gjitha verimet që janë marr nga inspektorati”.
“Një nga vendimet që mori sot komisioni është që të mërkurën e ardhshme do ta ftojmë drejtorin e përgjithshëm të AKI-së që të na njoftojë për gjendjen e sigurisë në vend, duke pasur parasysh që kemi dëgjuar deklarata të shumta të krerëve të shtetit për ndjeshmërinë e sigurisë në vend dhe rreziqet e mundshme që mund t’i kanosen vendit në ditët ne vijim. Si komision u dakorduam që të marrim informatat e konfirmuara dhe qytetarëve t’u japim informata të vërteta të cilat i ka AKI-ja”, ka thënë ajo.