Komisioni për Mjedis hap dyert për profesionistë nga diaspora

23 dhjetor 2022 | 12:50

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës, Fitore Pacolli ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësuesen e organizatës GERMIN, Sihana Bejtullahu.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është mbështetja e punës së Komisionit me ekspertizë nga GERMIN përmes angazhimit të ekspertëve nga diaspora.

GERMIN ka një rrjet të gjerë të profesionistëve në lëmi të ndryshme të interesuar të transferojnë njohurit e tyre në Institucionet e Kosovës.

“Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka nevojë për profesionistë nga diaspora në të gjitha fushat që mbulojmë prandaj nga sot Komisioni po i hap dyert për profesionistët tonë nga diaspora”, ka shkruar në “Facebook” Fitore Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton ka folur për ardhjen e Mick Schumacher tek…