Komisioni për Punë të Jashtme i rekomandon Kuvendit miratimin e demarkacionit
28 shkurt 2018
| 12:28
Komisioni për Punë të Jashtme i kryesuar nga Vjosa Osmani, ka vendosur që t’i rekomandojë Kuvendit të Kosovës procedimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Shtatë anëtarë të këtij komisioni kanë votuar në favor të kësaj marrëveshje.
Në seancë pritet të dalin në votim marrëveshja e vitit 2015 në Vjenë, ajo në mes të dy presidentëve dhe raporti i Bulliqit, si raport orientues.
Pas kësaj pritet që të vazhdojë punën seanca e sotme.