Komisioni për Punë të Jashtme të hënën shqyrton demarkacionin
12 janar 2018
| 11:19
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të hënën do ta shqyrtoj Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
“Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet me këtë rend dite: Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Takimi do të mbahet të hënën në ora 9:30, në sallën S-1”, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.