Komisioni për Punë të Jashtme i thotë po demarkacionit
21 shkurt 2018
| 14:45
Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme me shumicë votash e kanë përcjellë për në seancën e nesërme Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.
Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se partia e tij do të votojë kundër demarkacionit, derisa ka shtuar se publiku po gënjehet se do të bëhen përmirësime në marrëveshjen aktuale me Malin e Zi.
Kurse, Elmi Reçica nga PDK-ja ka deklaruar se beteja për demarkacionin ka qenë betejë argumentesh shkencore dhe sipas tij, deklarata e përbashkët e presidentëve ofron mundësinë që të ketë korrigjime.