
Komisioni për Punë të Jashtme, vizitë zyrtare në Norvegji
Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, i kryesuar nga kryetarja, Vjosa Osmani Sadriu, më 8 dhe 9 maj do të realizojë vizitë zyrtare në Norvegji.
Kjo vizitë është bërë me ftesë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit të Norvegjisë.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të takohet me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, me delegacionin e deputetëve norvegjezë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacionin e deputetëve norvegjezë në OSBE, me ministrinë e Punëve të Jashtme, me përfaqësues të partive në pushtet, me përfaqësues të disa instituteve, me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësues të akademisë dhe ambasadorë.
/Epoka e re/