Komisioni për Shëndetësi: Vaksinimi i qytetarëve të bëhet edhe ditëve të vikendit

12 gusht 2021 | 14:09

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, i drejtuar nga Fatmire Kollçaku, kryetare, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me rend dite, përmbylljen e punës së komisionit për sesionin pranveror dhe përgatitjet për sesionin vjeshtor, me theks të veçantë për mirëqenien sociale.

Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, ka kërkuar që të shtohet si pikë shtesë diskutimi rreth situatës me Covid-19, e cila po rëndohet me shpejtësi, si dhe shfaqja e variantit “Delta”.

Anëtarë të komisionit shprehën shqetësimin e tyre lidhur me rritjen e rasteve të infektimit me Covid, ndërsa theksuan nevojën që vaksinimi i popullatës të bëhet edhe gjatë ditëve të vikendit.

Pas diskutimeve të deputetëve, kryetarja Kollçaku ka propozuar që komisioni t’i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë që të rris raportimet ditore dhe të informojë për masat e reja që po ndërmerren për parandalimin e përkeqësimit të situatës me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Shkruan: Arben Dashevci      “The difference between a politician and…