Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me homologët nga Shqipëria

21 mars 2022 | 22:13

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, po zhvillojnë një vizitë punë në Republikën e Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i këtij komisioni, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Me këtë rast, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar takime pune me komisionin homolog, atë për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi tyre.

Berisha përmes profilit të tij në “Facebook” ka thënë se përveç takimeve me homologë nga Kuvendi i Shqipërisë, deputetët e Kosovës janë pritur në takim edhe nga shefi i shtabit të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Bajram Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka zbuluar se Agim…