![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/komisioni.jpg)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut do të merret me plotësim-ndryshimin e disa ligjeve
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar draft-planin e punës për vitin 2021.
Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka paraqitur disa propozime para anëtarëve të tjerë.
“I pari është Projektligji për peticione, propozimi tjetër ka të bëjë për Avokatin e Popullit, i cili ka qenë shqetësim për të gjitha palët,e kemi parë problemin që kemi pasur për përzgjedhjen e zëvendësve dhe Avokatit të Popullit këtu në komision. Mendoj që duhet të bëjmë një lloj hulumtimi se si është e rregulluar në rajon e përtej dhe pastaj me filluar me plotësim-ndryshimin e këtij ligji e mandej ndryshohet edhe rregullorja”, ka thënë ajo.
Ndërsa kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, ka thënë se duhet të konsultohen të gjitha institucioneve që implikohen me ligjet e këtyre fushave.
Në anën tjetër anetarja e Vetëvendoejses në këtë komision, deputetja Tinka Kurti, ka kërkuar që të ndryshohet emri i Komisionit dhe të dërgohet në Kryesinë e Kuvendit për miratim.