Komisioni për të drejtat e njeriut: Rastet e dhunës seksuale, ta marrin dënimin e merituar
Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka reaguar për shkak të rasteve të fundit të dhunës seksuale në Kosovë.
Sipas këtij komision, rasti i fundit i ndodhur në Ferizajt është tronditës dhe se raste të tilla duhet të marrin dënimin e merituar ligjor.
“Rastet e fundit të dhunës seksuale në Kosovë, por edhe ky i fundmi i raportuar, i ndodhur në komunën e Ferizajt, është tronditës dhe si raste të tilla duhet të marrin dënimin e merituar ligjor dhe të pashlyeshëm. Jemi jashtëzakonisht të brengosur si komision parlamentar për të drejtat e njeriut dhe lidhur me këtë çështje, në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe muajve të fundit kemi ftuar në Komision edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, për të pasur informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar lidhur me veprimet ligjore që ato institucione kanë ndërmarrë. Mendojmë se është koha e fundit që luftimit të rasteve të tilla t’u jepen përgjigje dhe dënime të merituara e të bazuara në sistemin juridik të shtetit të Kosovës”, është thënë në reagimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.