Komisioni për të Drejtat e Njeriut sot diskuton për ngjarjen tragjike të studentit

06 maj 2020 | 08:15

Të dielën, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila, pas propozimit nga Ministria e Shëndetësisë, është shndërruar në karantinë nga Qeveria në detyrë e Kosovës, ka humbur jetën 26-vjeçari Agon Musliu nga Gjilani, i cili thuhet se është hedhur nga kati i pestë i Konviktit numër 7 dhe, pas lëndimeve të mëdha, nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Për këtë rast të vdekjes së tij, fillimisht pse ai u dërgua në karantinë kur prindi i tij deklaroi se djali kishte probleme shëndetësore, udhëheqës të institucioneve qendrore dhe shumë deputetë kanë kërkuar zbardhjen e rastit të vdekjes së tij. Prandaj, sot në Kuvendin e Kosovës Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të diskutojë për humbjen e jetës së 26-vjeçarit Agon Musliu nga Gjilani.

Komisioni këtë diskutim do ta zhvillojë në sallën C-203, me fillim nga ora 11:00.

 (B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot samiti fillon samiti virtual në mes të BE-së dhe…