Komisioni për të Drejtat e Njeriut viziton sot Krushën e Madhe dhe Mejen
25 prill 2022
| 09:17
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë sot disa shoqata dhe ente të ndryshme në Krushë të Madhe dhe në Gjakovë.
Në Krushë të Madhe do të vizitojnë koperativën bujqësore që udhëhiqet nga znj. Fahrije Hoti (ora 12:30), ndërsa në Gjakovë Strehimoren në këtë qytet si dhe do të bëjnë homazhe në varrezat nē Meje, në shenjë të përvjetorit të 23-të dhe kujtimit të të rënëve në masakrën e Mejes (ora 17:30).
Deputetët do të takohen edhe me znj: Ferdonije Qerkezi, Nysrete Kumnova dhe Luljeta Sharani.