Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë voton emrat për anëtarë të Bordit të ZRrE-së
23 tetor 2018
| 11:39
Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli janë emrat që janë votuar sot për anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) nga anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Këta emra tashme do të dërgohen për votim në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton “Epoka e re”.