Komisioni për Zhvillim Ekonomik miratoi draft-statutin e “Trepçës”
25 janar 2019
| 15:21
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, më shumicë votash ka miratuar draft-statutin për “Trepçën”, i cili do të hidhët në votim në seancë e 31 Janarit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka thënë se draft-statuti do të jetë i ndryshueshëm në mënyrë që t’i përshtatet zhvillimit të kësaj ndërmarrje. “Fabrika e pajimeve kam deklaruar që fillimisht ka qenë jashtë, por ajo tash është e përfshirë. Statuti është dokument që mund të ndryshohet. Nuk është dokument që ka me pas vështirësi në ndryshimin e saj. Ka me u bë një vlerësim i aseteve nga një kompani e jashtme e pavarur”, ka thënë Lluka.