Komisioni regjistrimit të popullsisë e mban takimin e parë
01 dhjetor 2022
| 16:48
Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) të enjten ka mbajtur takimin e parë konstituiv.
Në njoftimin e lëshuar për media është thënë se anëtarët e komisionit kanë diskutuar mbi rregulloren e punës së KQR-së, dhe planin e veprimit lidhur me aktivitetet e regjistrimit të popullsisë.
“Gjithashtu u diskutuan sfidat dhe përparësitë e regjistrimit për vitin 2023. Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) është institucioni më i lartë hierarkik i regjistrimit, i cili mbikëqyrë përgatitjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Regjistrimit të Popullsisë në përgjithësi”, është thënë në njoftim.