Komisionit për hidrocentrale i vazhdohet mandati
11 dhjetor 2020
| 12:55
Kuvendi i Kosovës ia ka zgjatur mandatin Komisionit Parlamentar për Licencim, Operim, Mbikëqyrje dhe Aplikim për Leje të Hidrocentraleve.
Me 65 vota për, u votua zgjatja e mandatit të këtij komisioni.
Po ashtu, deputetët e kanë miratuar edhe buxhetin për këtë komision që është shtatë mijë e 470 euro për tre muajt e ardhshëm, aq sa i është zgjatur mandati komisionit.
Ky miratim është bërë me iniciativën e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha.