Komiteti Ekzekutiv i FFK-së i jep mbështetje kryetarit Ademi
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE analizoi edhe çështjen e dënimit të presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykatës së Apelit, duke konsideruar se dënimi i tij është i padrejtë. “KE me unanimitet të plotë i dha përkrahje kryetarit që të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore të lejueshme për ta zbardhur rastin deri në instancën e fundit – Gjykatën Supreme. Ndërsa, kryetari Ademi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme KE-në dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore të lejuar deri në verdiktin e fundit dhe çfarëdo qoftë ai do t’i bindet dhe do të jetë në koordinim me KE-n, UEFA-n e FIFA-n dhe delegatët përkrahës, si dhe do t’i njoftojë për të gjithë hapat e mëtejmë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
/Epoka e re/