Komiteti LIBE sot me vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën
30 gusht 2018
| 08:49
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron në Bruksel, ku po mbahet takimi i Komitetit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, i njohur si LIBE.
Ajo pret që sot (e enjte) Komisioni LIBE të votojë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në agjendën e sotme për Kosovën pritet të mbajë fjalim raportues, Tanja Fajon bazuar në opinionet e Ulrike Lunaçek.
Më pas pritet të mbahet dhe procesi i votimit, gjë kjo e cila jep vendimin final për t’u futur në negociim në Parlamentin Europian çështja e liberalizimit të vizave për shtetin e Kosovës.