Komiteti LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën
30 gusht 2018
| 10:19
Komiteti i Lirive Civile i Parlamentit Evropian, i njohur si LIBE, ka votuar sot në favor të nisjes së negociatave me Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës me zonën e BE-së, Schengen.
Kosova mori rekomandimin nga Komiteti LIBE për liberalizimin e vizave me 30 vota pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime.
Parlamenti Evropian pritet ta miratojë vendimin në një seancë në tetor, porse procesi pritet të marrë kohë më të gjatë në Këshill.