Komiteti Olimpik i Evropës e uron dhe i ofron mbështetje presidentit Krasniqi

29 mars 2021 | 17:07

Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) ka përgëzuar presidentin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut në Asamblenë Zgjedhore.

Në letrën e dërguar, KOE shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me presidentin Krasniqi.

“Ne emër të KOE-s dhe në emrin tim personal, ju dërgojmë urimet tona më të mira për këtë arritje të re dhe të rëndësishme, si dhe për angazhimet tuaja në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ky post mban përgjegjësi të lartë dhe ne jemi më shumë se të lumtur për ta filluar bashkëpunimin me ju, për ta promovuar olimpizmin dhe vlerat e tij në vendin tuaj dhe më gjerë. Nëse ju duhet ndonjë ndihmë në të ardhmen, ju lutem sigurohuni që gjithmonë mund të llogaritni në mbështetjen tonë”, thuhet në letrën e drejtuesve të Komitetit Olimpik të Evropës, ushtruesit të detyrës së presidentit, Niels Nygaard dhe sekretarit të përgjithshëm, Raffaele Pagnozzi. Krasniqi u zgjodh president i KOK-ut në Asamblenë e 8-të Zgjedhore të mbajtur më 25 mars 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë…