
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ftesë Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën ‘Tokyo 2020’
26 korrik 2019
| 14:19
Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Për Kosovën, “Tokio 2020”, do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, në të cilat po ashtu synon medaljen. Në “Rio 2016”, ekipi i Kosovës debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionia dhe heroina jonë, Majlinda Kelmendi.