Komiteti për komunitete kërkon të ndihmohen disa familje për festën e Bajramit në Malishevë
21 maj 2019
| 14:32
Komiteti për Komunitete në Komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, të cilën e kryesoi kryesuesja Hidajet Mazreku.
Ndër pikat e shqyrtuara, ishte edhe pika që u debatua për t’i ndihmuar disa familje të komunitetit rom, me shportën ushqimore, pikërisht me përfundim të muajit të shenjët të Ramazanit, si dhe u kërkua që të janë prioritet studentët nga ky komunitet për mbështetje financiare nëse janë vijues të studimeve.
Tërë kjo mbështetje do të shkojë përmes Zyrës për Komunitete të Komunës së Malishevës, Komitetit për Komunitete, brenda buxhetit, që u është ndarë për vitin 2019.
/Epoka e re/