Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Shqiptarët edhe një herë i treguan botës çfarë do të thotë “BESA”

15 gusht 2021 | 19:32

Senatori amerikan në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Mendez, ka falënderuar Shqipërinë për gatishmërinë e ofrimit të strehës së afganëve në vendin fqinj.

Mendez, me anë të një postimi në llogarinë e Komitetit të Senatit ka falënderuar shqiptarët, teksa ka thënë se “shqiptarët i treguan botës edhe njëherë se çfarë do të thotë “Besa”, shkruan Gazeta Express.

“Mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e përkohshëm atyre [afganëve] që po ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Shqiptarët i tregojnë botës edhe njëherë se çfarë do të thotë “BESA”. Do e keni respektin dhe falënderimet tona”, ka thënë ai në ‘Twitter.

Qeveria shqiptare përgjatë së dielës, ka shprehur gatishmërinë e strehimit të afganëve, të cilët po largohen nga terroristët në Afganistan.

Një gatishmëri të tillë e ka shprehur edhe Kosova. Kështu bëri me dije presidentja e vendit, Vjosa Osmani, teksa shtoi se strehimi i afganëve iu është parashtruar si kërkesë nga SHBA’të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City e ka nisur shumë dobët sezonin e ri…