Komogllava e Ferizajt bëhet me rrugë të asfaltuara
Në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajt janë asfaltuar disa rrugë.
Nga afër asfaltimin e këtyre rrugëve e ka përcjell kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.
Me këtë rast, Aliu ka thënë se edhe në këtë zonë po investohet me projekte të rëndësishme infrastrukturore për t’u ofruar përfundimisht banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth infrastrukturën e munguar ndër vite.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se banorët e këtij fshati e kanë vuajtur gjatë mungesën e investimeve infrastrukturore. “Jemi në fshatin Komogllavë, ndërsa po bëjmë përfundimin e një projekti i cili është filluar muaj më parë, tani po bëhet asfaltimi i 20 rrugicave në këtë fshat, ndërsa bëhet fjalë për një projekt rreth 400 mijë euro”, është shprehur drejtori Bytyqi.
Ndërsa banorët e këtij lokaliteti e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugëve të tyre. U bë e ditur se asfaltimi i rrugëve në fshatin Komogllavë është projekt trevjeçare.
/Epoka e re/