Kompania “ABI” i bënë punëtorët me sigurim shëndetësor
Kompani “ABI” me seli në Prizren e cila ka qindra punëtor, sot i ka siguruar të gjithë punëtorët me sigurim shëndetësor në kompaninë e sigurimeve “Sigma”. Kështu ka bërë të ditur drejtuesi i “ABI”, Sh.p.k-së, Alajdin Fusha përmes llogarisë së vet në “Facebook”.
“Punëtorëve tonë iu urojmë shëndet, por të paktën me këtë sigurim shëndetësor nëse kanë ndonjë problem shëndetësor të kenë një lehtësim në aspektin financiar nga sigurimi që i ofron kompania e sigurimeve”, ka shkruar Fusha.
Njoftimi i plotë i Fushës:
Sigurimi Shëndetësor
Është nënshkruar me kompaninë e sigurimeve SIGMA marrëveshja për sigurim shëndetësor të punëtorëve në ABI Sh.P.K.
Punëtorëve tonë iu urojmë shëndet, por të paktën me këtë sigurim shëndetësor nëse kanë ndonjë problem shëndetësor të kenë një lehtësim në aspektin financiar nga sigurimi që i ofron kompania e sigurimeve.
Falënderohemi pronarët Adnan, Bari dhe Irfan FUSHA
#siguria