KOMPANIA “ABI” IA SJELL PRIZRENIT NJË QENDËR MADHËSHTORE
17 gusht 2018
| 17:31
Menaxheri i Kompanisë “ABI”, Alajdin Fusha, ka postuar në “Facebook”, shumë fotografi të cilat flasin më shumë se secila fjalë e mundshme.
Nga pamjet në këto fotografi do të bindeni se “ABI” po ia sjell Prizrenit së shpejti një Qendër madhështore “Abi Çarshia”.
Pamje të bukura dhe me stil, ndërsa brenda kësaj bukurie që shfaqet në këto fotografi do të jetë një qendër e re e Prizrenit me karakteristika të Shatërvanit të lashtë.
Ky art i bukur madhështor do të jetë njëra ndër bukuritë që për një kohë të gjatë do e mbajë Prizrenin qytetin kryesor të biznesit, bukurisë dhe trashëgimisë kulturore.