Kompania amerikane heq logon që e mori nga FSK-ja
07 janar 2019
| 21:01
Kompania private e sigurimit në Amerikë, American Premier Security, që kishte kopjuar dizajnin e emblemës së FSK-së, e ka hequr logon nga uebfaqja.
Lajmi është bërë i ditur nga Albian Gagica, pronar i kompanisë “INIT”, kompani që krijoi dizajnin e emblemës së FSK-së, e që ishte identike me atë të kompanisë amerikane.
“Kompania në fjalë e hoqi logon prej uebfaqes së tyre. Tash a po na besoni? #Ligji. Kosovë mos ki frikë se ki djem në Amerikë”, ka shkruar Gagica në “Facebook”.
Pas publikimit të ngjashmërisë mes dy logove, Gagica kishte paralajmëruar masa ndaj kompanisë amerikane.