Kompania “Art Aluminium” ndan katër bursa për studentë të Drenasit
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të komunës së Drenasit dhe kompanisë “Art Aluminium” me seli në Fushë Kosovë, të enjten kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i “Art Aluminium”, Shaban Muja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për katër studentët të Drenasit.
Sipas kësaj marrëveshje, vlera e një burse do të jetë 500 euro dhe vlen për vitin akademik 2017-2018.“Kujtojmë se Komuna këtë vit ka ndarë 80 bursa prej tyre 70 janë për nivelin baechelor, ndërsa 10 për nivelin master dhe 20 bursa prej donatorëve. Konkursi ka qenë publik i shpallur me 28.09.2017 dhe në bazë të kritereve të konkursit janë përzgjedhur të gjithë përfituesit e bursave si nga Komuna ashtu edhe nga donatorët”, është thënë në njoftimin e komunës së Drenasit.