Kompania britanike fiton licencë për kërkimin e arit në Kosovë

26 korrik 2022 | 11:58

Ariana Resources, një kompani britanike e minierave dhe mineraleve, tha të martën se dega e saj në Kosovë, “Western Tethyan Resources”, ka fituar një licencë për kërkimin e arit në verilindje të Kosovës.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka aprovuar licencën për kompaninë britanike, për kërkim të arit në Herticë, një fshat në Komunën e Podujevës.

Në Herticë, kompania posedon 58 kilometra katrorë tokë, në të cilën mund të ketë depozita të mineraleve të arit dhe bakrit, raporton Paparaci.

“Western Tethyan Resources”, shumicën e aksioneve të së cilës i posedon Ariana Resources L.L.C.,  tashmë ka tri aplikacione të tjera për licencë në Kosovë, të cilat janë në shqyrtim për miratimit përfundimtar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Ariana Resources, një kompani me bazë në Britani të Madhe, ndodhet në berzën e Londrës.

Në vitin 2021, kompania ka deklaruar qarkullim vjetor prej 43 milionë funteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Milanit po kërkon për një lojtar që mund…