Kompania e madhe Fluidi merr licencën për prodhimin e produktit Helga
Korporata e njohur nga Kosova, Fluidi Corporation, e cila operon në tregun kosovar që nga viti 1994 me produktet e saj tëlëngjeve të gazuara dhe tëpa-gazuara, tashme ështëlicencuar edhe nga një kompani e njohur Gjermane – Hello Helga, për prodhimin e pijes natyrale Helga.
Produkti Helga është pije unike freskuese me përmbajtje te algave. Kjo pijesi bazë të saj e ka algën Chlorela, përbërës i cili sipas nutricistëve konsiderohet si element me vlera të larta ushqyese.
Pija Helga është jo-alergjike dhe pa laktozë, me vlera te ulëta te karbohidrateve si dhe opsion shumë i mirë vegan dhe vegjetarian.
Një shishe Helgame 290 ml përmban një të katërtën e kërkesës individuale të përditshme të vitaminës B12, kurse ka 30 kalori më pak se sasia e njëjtë e lëngut të mollës.
Helga është pije e përzier me ujë, sheqer panxhar, dyoksid karboni, alga chlorella të ujërave të ëmbla dhe acidulants.
Pija Helga është një përzierje e fshehtë bimore dhe e frutave që i jep shijen natyrale dhe gjithashtushuan etjen në ç’do kohë!
Që nga viti 2017, Fluidi arriti sukses duke u licencuar për prodhimin e këtij produkti unik.
Helga tanimë është prezentë ne tregun gjerman dhe atëaustriak, me një rrjetëzim të gjerë brenda këtyre tregjeve, kurse më së shpeshti gjendet në rrjetin e njohur te restoranteve Nordse e (Wir Sind Fisch) me vendndodhje në Gjermani dhe Austri.
Përkundër rrethanave të vështira dhe konkurrencës së madhe, Fluidi ka përmbushur të gjitha standardet e kualitetit dhe ka bërë emër tek konsumatorët e saj duke e zgjeruar kështu dita ditës tregun e saj të synuar.