Kompania e Mbeturinave “Çabrati” bëhet me dy autofshesa (Foto)
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati”, Berat Hadri, ka bërë me dije se kësaj kompanie po i shtohen kapacitete të munguara teknike.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se bazuar në një menaxhim efikas dhe racional, kanë arritur që me mjete financiare vetanake të blejmë dy autofshesa të cilat do të ndihmojnë punën e stafit.
Hadri ka thënë se këto dy autofshesa qytetit të Gjakovës do t’i ofrojnë një proces të pastrimit bazuar në standarde ndërkombëtare.
“Puna jonë në përmirësimin dhe përsosjen e shërbimeve do të vazhdojë me ritëm në rritje çdo herë. Ambient i pastër, shëndet i garantuar”, ka shkruar Berat Hadri, kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati”.
/Epoka e re/