Kompania e Morattit dhuron 1 milion euro për koronavirusin

21 mars 2020 | 17:43

Kompania e naftës në Itali, Saras, e cila është në pronësi të ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, ka vendosur të ndihmojë rajonin e Lombardisë me një shifër prej një milionë eurosh.

Vendimi është komunikuar sot nga ish-pronari i Interit, i cili është njëkohësisht edhe president i Saras, ndërsa ka thënë se kompania do të financojë projekte për të përmirësuar sistemin sanitar të Lombardisë dhe Sardenjës.

Biznese të shumta italiane kanë dhënë donacione të mëdha në ndihmë të shtetit, për të përballuar situatën e rëndë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Shkarkimi i Ministrit të brendshëm Agim Veliu…