Kompania ‘Elkos Group’ ndihmon me pako ushqimore 600 familje në Mitrovicë
Pas situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID -19, kompania “Elkos Group” ka dhuruar një donacion në vlerë prej 8 mijë euro për Komunën e Mitrovicës, për t’i ndihmuar me pako ushqimore familjet me asistencë sociale në Mitrovicë.
Me rastin e shpërndarjes së pakove ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, dhe menaxheri i “Elkos Group”-it në Mitrovicë, Valon Peci.
Kryetari Bahtiri ka falënderuar kompaninë në fjalë për dhurimin e këtij donacioni, i cili do të ndihmoj që sadopak familjeve me asistencë sociale të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë.
Ndihma e këtij donatori përfshinë 600 thasë miell (25kg), 1200 litra qumësht dhe 1200 litra lëngje.