Kompania farmaceutike kineze: 99 % ka shans që vaksina për Covid-19 të funksionojë
Shkencëtarët kinezë thanë sot për mediat britanike se janë “99 %” janë të sigurt se vaksina kundër Covid-19 do të jetë efektive.
Grupi bioteknologjik i Pekinit, Sinovac, është duke kaluar vaksinën e prodhuar në fazën e dytë të testimeve në rreth 1 000 vullnetarë. Ata lejuan për herë të parë në laboratorët e tyre rrjetin “Sky News”.
Krye-studiuesi i Sinovac, Luo Baishan, tha se vaksina do të jetë me siguri e suksesshme.
“Po, sigurisht, do të jetë 99 % e suksesshme”, tha ai.
Muajin e kaluar Sinovac publikoi rezultatet e kërkimeve të saj në revistën “Science”, ku thuhej se vaksina e saj CoronaVac mbronte majmunët nga infektimi me koronavirus.
Problemi kryesor me të cilin ata përballen në Kinë është numri i ulët i të infektuarve me Covid-19 që e bën të vështirë testimin e vaksinës në një situatë epidemie. Prandaj kompania po shikon për territore të tjera për testimet e saj të fazës së 3-të.
Sekretarja e investimeve të kompanisë Helen Yang: “Ne jemi duke folur për vendet evropiane dhe besoj se përfshihet edhe Britania”. /Top Channel/