Kompania “Hyundai” interesohet për investime në Kosovë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka pritur të premten në takim përfaqësuesit e konglomeratit korean “Hyundai” të udhëhequr në Junwon Song.
Gërxhaliu ka theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit reciprok ndërmjet Koresë dhe Kosovës në fushën e energjisë, minierave dhe teknologjisë informative.
Përfaqësuesit e kompanisë “Hyundai” kanë theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, si dhe shprehen interesim specifik për të investuar në projektet e rëndësisë infrastrukturore dhe energjetike, përfshirë ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, si dhe rehabilitimin e Termocentralit “Kosova B”.
Nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës shumë shpejt do të aranzhohen edhe misione tregtare për kompanitë e Kosovës në Korenë e Jugut dhe për kompanitë koreane në Kosovë, për të promovuar mundësitë për partneritet biznesor dhe bashkë-investime në shumë projekte të rëndësishme.
/Epoka e re/