Kompania ‘ILI’ përzgjidhet fituese për shfrytëzimin e pishinave në Banjë të Malishevës
Komisioni komunal vlerësues në komunën e Malishevës për dhënien në shfrytëzim të pronës publike i kryesuar nga, Bashkim Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen, në të cilën ka shqyrtuar ofertat të cilat kishin arritur brenda afati ligjor për shfrytëzimin e pishinave në Banjë për periudhën dyvjeçare.
Numri i ofertuesve që kishin konkurruar për shfrytëzimin e pishinave në Banjë, ishte tre, dy firma dhe një person fizik.
Personi fizik, Burim Limaj, kishte ofruar çmimin total prej 40 mijë e 30 euro për dy vite, DPH ‘Besa’ kishte ofruar çmimin total për dy vite 40 mijë e 12 euro dhe NTP ‘ILI’ kishte ofruar çmimin total për dy vite shfrytëzim shumën prej 40 mijë e 44 euro. Kjo kompani është përzgjedhur fituese për shfrytëzimin e pishinave në Banjë të Malishevës.
/Epoka e re/