Kompania “Kastrati” dhuron 1 100 maska për komunën e Drenasit
13 korrik 2020
| 17:42
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë së derivateve “Kastrati”, Kushtrim Kastrati.
Me këtë rast, Kastrati ka dhuruar 1 100 maska për mbrojtje nga Covid-19.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Kushtrim Kastratin për këtë donacion të ofruar dhe ka theksuar se përkrahja që po bëhet nga bamirësit në këtë kohë pandemie është shumë e mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e luftimit me Covid-19.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se maskat do të ndahen për institucionet komunale.