Kompania kosovare kontraktohet në projektin e madh në Gjermani
Kompania e shqiptarëve të Kosovës, “AWR ABBRUCH GmbH” ka lidhur kontratë me projektin më të madh në Gjermani, të kontraktuar ndonjëherë nga kompanitë shqiptare.
Kompania e vëllezërve ndërmarrës, Nazmi, Gani dhe Ilmi VIqa të cilët janë pronarët e kompanisë më të sukseshme në Gjermani, kësaj radhe do punojnë në rrëzimin e objektit të vjetër të bankës “Deutsche Bank” në Frankfurt të Gjermanisë.
Objekti ka një lartësi prej 96 metrash dhe sasia e volumit të hapësirës është 360000, Cbm.
Kompania në fjalë u themelua në 1994 nga Vëllezërit Viqa dhe tani ka mbi 250 punonjës. Ajo e ka selinë në Shtutgart.
Kompanisë kosovare i besohen shumë detyra delikate, pasi ajo edhe më parë ka pasur sukses me punën e saj, duke bërë shembjen me lartësi të madhe. /Insajderi.com