Kompania “Meka Halal Food” ua jep pagën e 14-të punëtorëve
15 janar 2019
| 12:22
Kompania vendore “Meka Halal Food” ka njoftuar se punëtorëve të saj ua ka dhënë sot pagën e 14-të.
“Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi! Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14-të. Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 euro me të gjithë kontributet e paguara nga kompania! Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë”, është bërë me dije në njoftimin e kompanisë vendore “Meka Halal Food” në faqen e saj në “Facebook”.
Pronar i kompanisë “Meka Halal Food” është Burim Piraj.
/Epoka e re/