Kompania ‘Meka’ ua jep punëtorëve pagën e trembëdhjetë

15 korrik 2020 | 12:25

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka bërë me dije se të mërkurën ka bërë ekzekutimin e pagës së 13-të për punëtorët e kompanisë që drejton.

Me këtë rast, ai ka thënë se shpreson se do ta realizojë edhe një premtim tjetër, atë të pagës së 14-të.

“Elhamdulilah vetëm di të them! Dhe vetëm të madhit Allah i falënderohem për çdo të mirë dhe çdo sprovë që ma ka dhuruar! Ai sot ma mundësoi ekzekutimin e pagës së 13-të dhe shpresoj të realizohet dhe e 14-ta sipas planit. I lutem të Madhit Allah që sprova me virusin të kaloj sa më parë, të sëmurët të shërohen dhe atyre që gjatë kësaj kohe i kanë humbur të dashurit e tyre zemra tu zbutet dhe të marrin forcë për të vazhduar jetën më tutje! Ja Allah bekoje çdo mysliman kudo në botë e në veçanti bekoje popullin shqiptar! Na beko parinë dhe udhëzoje në rrugë të drejt ku do të fitojnë dhe sevapet e Tua për qeverisje të mirë”, ka shkruar Piraj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Kjo nuk është hera e parë që Piraj ua jep punëtorëve pagën e 13-të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) u ka…