Kompania ndërtuese gjobitet për hedhjen e mbeturinave nga skelët, Rama: Po rrezikoni kalimtarët e veten
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u është drejtuar me një apel qytetarëve, punonjësve e ndërtuesve, që të tregohen të kujdesshëm gjatë punës në objekte ndërtimi.
Rama ka publikuar disa fotografi, ku shihen disa punëtorë duke hedhur mbeturina nga dritarja në objektet që janë në ndërtim, duke thënë se kjo është e ndaluar rreptësisht.
Lidhur me rastin për të cilin ka publikuar fotografitë, Rama ka bërë me dije se inspektorët kanë gjobitur kompaninë ndërtuese me 200 euro, derisa ka thënë se do të veprohet njëjtë me të gjithë ata që veprojnë në të njëjtën mënyrë.
“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, thuhet në postim.