Kompania ofron 3 000 dollarë në muaj për dikë që të testojë hashash çdo ditë
18 nëntor 2019
| 11:00
Një kompani amerikane ka bërë një ofertë pune shumë të çuditshme.
“Americanmarijuana.org” po kërkon një person që ta paguajë 3 000 dollarë në muaj që të tymosë marijuanë çdo ditë dhe që të ketë një farë njohurie nga cilësia e drogës gjysmë të ligjshme.
Personat e punësuar, përveç 3 000 dollarëve rrogë, do të fitojnë falas edhe pajisje të ndryshme që përdoren për konsumin e hashashit.
Dhe si pjesë e punës do të testojnë prodhime të ndryshme kanabisi, që nga vaji e deri te produktet e ngrënshme.