Kompania pejane nga dita e enjte fillon shpërndarjen falas të 10 mijë maskave mbrojtëse
Fabrika për prodhimin e dyshekëve dhe tekstilit shtëpiak “Primoflex Mattress” nga Peja, njofton se nga dita e enjte do të fillon shpërndarjen falas të 10 mijë maskave mbrojtëse.
Sipas kompanisë, kjo inciativë po bëhët për t’i përballuar pandenisë së Coronavirusit në vend. “Primoflex Mattress” njofton se këto maska mbrojtëse janë vet pastruese, të punuara nga material rezistent ndaj faktorëve të jashtëm mikro-virusal. Metoda e psatrimit të tyre është më se e thjeshtë. Pas përdorimit, sipas vlerësimit të personin që e bartë, e njejta, vetëm zhytet në ujë të ngrohtë të përzier me sodë buke. Qëndron aty disa minuta dhe më pastaj thahet me hekurosje të thjeshtë. Kjo është e tërë procedura”, sqarojnë ekspertët e repartit prodhues të fabrikës.
Menaxheri përgjithshëm i kompanisë, Egzon Gjikolli thotë se fillimisht do bëhet ndarja për institucionet kryesore.
“Personeli mjekësorë, emergjencat, policia, zjarrëfikësit janë heronjët e kësaj beteje, andaj fillimisht një kontigjent ne do ta ndajmë për Spitalin Rajonal të Pejës, aty ka frekuentim të madh të disa komunave, një për QKMF-në e Pejës, për policinë e Pejës, zjarrëfikësit, gazetarët dhe disa shërbime tjera. Kontaket institucionale i kemi krijuar tashmë me ta. Nga nesër në mëngjes, 10 mijë copë ndahen gratis për qytetarët”, u shpreh Gjikolli.
Ai tutje shtoi se për këtë iniciativë falënderimi më i madh ju takon punëtorëve të repartit prodhues të kompanisë.
“Primoflex Mattress” njofton se, maskat mbrojtëse mund të merren nga dita e enjte në show roomin e kompanisë në Pejë, rruga “Zona Industriale Pejë-Prishtinë”.