Kompania “Rimida” i dhuron komunës së Podujevës 40 spërkatëse për dezinfektimin e shkollave
13 dhjetor 2020
| 14:24
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar një donacion nga kompania “Rimida”, prej 40 spërkatësesh për dezinfektimin e objekteve shkollore.
Me rastin e pranimit të donacionit, kryetari ikKomunës Shpejtim Bulliqi, e falënderoi kompaninë “Rimida” për donacionin e dhuruar, duke e vlerësuar si shumë të nevojshëm për dezinfektimin e shkollave në situatën aktuale me pandeminë Covid-19.
Përfaqësuesi i kompanisë “Rimida”, Feston Fusha, me rastin e dorëzimit të donacionit, tha se 40 spërkatëset e dhuruara për dezinfektimin e ambienteve shkollore i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me ligjet e Kosovës për kualitet dhe afat të qëndrueshmërisë.
(Q.R / Epoka e re)