Kompania “Uniteti” me kampanjë trejavore të pastrimit
Kompania për largimin e mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë, nga nesër do të fillojë kampanjën “Java e Pastrimit me Unitetin”, aktivitet ky që pritet të bëhet bashkërisht me qytetarët.
Këtë punë punëtorët e kësaj kompanie do ta bëjnë vullnetarisht derisa krejt aktiviteti pritet të shtrihet në Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj.
“Ne rrugët që i pastrojmë zakonisht nuk i promovojmë, sepse është obligim i yni pasi që paguhemi për atë punë. Por ideja jonë është të shkojmë në rrugët të cilat ne nuk kemi marrë dinamikë nga komunat dhe ato mbesin pak më anash nëpër lagje apo fshatra”, da bërë me dije kryeshefi ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina.
Kampanja për pastrimin e parqeve e largimin e më shumë se 10 deponive ilegale do të bëhet tradicionale derisa zgjat rreth tre javë.