Kompanitë e basteve kanë një favorit absolut për ‘Topin e Artë’

22 tetor 2024 | 15:25

Kush do të fitojë këtë sezon Topin e Artë? Kjo pikëpyetje do të marrë përgjigje me 28 tetor, me “France Football” që do të bëjë publike votimet. Si rrallë herë vitet e fundit, të parashikosh fituesin nuk është shumë e lehtë, të paktën në sytë e opinionit sportiv, pasi për kompanitë e basteve ka vetëm një favorit absolut, Vinicius jr. Të gjithë kompanitë e mëdhave të basteve bashkohen në këtë pikë, një sukses i mundshëm i Vinicius vlerësohet me koeficientin 1,13. Vinicius mbylli një sezon fantastik me Real Madrid duke fituar Champions League dhe La Liga.

Në vendin e dytë, si favorit për të fituar këtë edicion të “Topit të Artë” shihet Rodri, mesfushori spanjoll i Man.City. Një sukses i mundshëm i Rodri vlerësohet me koeficientin 5,50. Rodri fitoi titullin në Premier League dhe mbi të gjitha u shpall kampion Evrope me Spanjën.

Në podiumin e lojtarëve më të kuotuar për të fituar “Topin e Artë” vlerësohet Jude Bellingham. Një sukses i mundshëm i mesfushorit anglez kuotohet me 17.

Në vendin e katërt renditet Lautaro Martinez, por kompanitë e basteve i japin pak shanse kapitenit të Inter, një sukses i tij vlerësohet me koeficientin 51.

Topi2

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka…